Gjatë aksionit të Policisë në bashkëpunim me Inspektoratin Policor kundër fajdes e bixhozit të kundërligjshëm në rajonin e Prizrenit e të Prishtinës është arrestuar zyrtari policor Luan Bytyqi.
Bytyqi, zyrtar policor nga Rajonale e Prizrenit tashmë ka rënë në prangat e IPK-së, nën dyshimet se është i përfshirë në veprat penale ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’.
Gazeta Sinjali nga burime të besueshme brenda strukturave të sigurisë në vend, mëson se ky mobilizim në këto përmasa vjen si rezultat i një pune të gjatë hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, nën menaxhim të Prokurorisë Themelore në Prizren, e të asistuar edhe nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, e cila ka shpërfaqur se regjioni i Prizrenit është përdorur si fole për aktivitetin e fajdes dhe organizimin e lojërave të fatit në mënyrë të kundërligjshme.