Ky është zyrtari policor i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Vërmicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është zyrtari policor i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Vërmicë

    Insajderi
    25 July 2025 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor i cili ishte i angazhuar me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare Perëndimi – Gjakovë.

    Hetuesit e IPK-së kanë filluar një hetim me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar” kurse pas konsultave me Prokurorinë e Themelore në Prizren rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

    Sinjali raporton se zyrtari policor i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare në Pikëkalimin Kufitar në Vërmicë është Ylber Kastrati.

    Dyshohet se qëllimi i këtij veprimi ka qenë për të kontrolluar nëse qytetari në fjalë figuron në kërkim apo nën ndonjë masë tjetër, në mungesë të ndonjë kërkese zyrtare apo baze ligjore.

    Hetuesit e IPK-së paralajmërojnë veprime të mëtejme hetimore për të ndriçuar plotësisht këtë çështje, që ngre shqetësime serioze për abuzim me të dhënat personale dhe shfrytëzim të resurseve shtetërore për interesa të dyshimta.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark