Ky është zyrtari policor që dyshohet se dhunoi fizikisht të miturën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është zyrtari policor që dyshohet se dhunoi fizikisht të miturën

    Insajderi
    01 May 2025 - 15:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar dje për një rast të rëndë që përfshin një zyrtar policor, i cili bashkë me djalin e tij të mitur dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një të mituri, në fshatin Globoqicë të Kaçanikut.

    Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i arrestuari është Dashmir Ceka, punonjës në Stacionin e Policisë Kufitare në Glloboqicë, nën Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare – Lindja.

    Sipas IPK-së, Ceka, jashtë orarit të punës dhe detyrës zyrtare, ka qenë i përfshirë në incidentin ku është rrahur një i mitur, të cilit i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore.

    Pas hetimeve fillestare dhe sigurimit të provave, në bashkëpunim me Prokurorin kujdestar në Ferizaj, është inicuar rasti penal për veprën “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Ceka është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    IPK po ashtu ka kërkuar suspendimin e përkohshëm për 72 orë të zyrtarit, për të garantuar integritetin e hetimeve dhe për të ruajtur besimin e publikut në institucionin e Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark