Ky është zyrtari që u arrestua për prerje të drurëve sot në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ky është zyrtari që u arrestua për prerje të drurëve sot në Prizren

    Insajderi
    27 January 2022 - 22:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës orë më parë kishte raportuar për një zyrtar të Komunës së Prizrenit që ishte arrestuar sot për prerje tëë drurëve jashtigjshëm dhe shitjen e tyre.

    Përmes burimeve të saja Insajderi ka marrë vesh që bëhet fjalë për Izet Osmanaj i lindur më 1972, i cili , ka vepruar në kundërshtim me vendimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren dhe kërkesën e kësaj drejtorie, se drutë duhet të dërgoheshin në hapësirat e Shërbimit të Pylltarisë, e me pas Komuna të vendose tutje, ndërsa i dyshuari i kishte mundësuar që drutë rreth gjashtëdhjetë (60) metër kub i janë dhënë një kompanie private.

    Prokuroria ka bërë të ditur se  masa drunore për momentin është në proces të sekuestrimit të përkohshëm, ndërsa i dyshuari pas intervistës në prezencë të mbrojtësit, me aktvendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark