Ky ish-banor u rikthye mbrëmë përsëri në “Big Brother Vip Albania” për ta vazhduar lojën – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ky ish-banor u rikthye mbrëmë përsëri në “Big Brother Vip Albania” për ta vazhduar lojën

    Insajderi
    31 March 2024 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Graciano Tagani është banori më i ri që rikthehet me të drejta të plota, pretendent për çmimin e madh, në shtëpinë e Big Brother.

    Ndërsa prezenca e tij u prit me një entuziazëm të madh nga Ilnisa, Meritoni, Jetmiri dhe Françeska, Juli dhe Romeo në mosbesim për rifutjen e balerinit në shtëpi kanë shkëmbyer batuta dhe kunja me të.

    Juli: Mirëseerdhe për të tretën herë, tek e katërta ndoshta do fitosh…

    Graciano: Juli, unë ndoqa këshillën tënde që më the po hyre për të tretën herë do fitosh. Ika dhe u ktheva. Tani fjala jote në vesh të Zotit.

    Ledjoni: Siç e vutë re, nga butoni i kuq i tundimeve që deri më tani keni pësuar gjëra të mira dhe këqija nga ushqime tek dënime praktike, i fundit është banori më i ri. Graciano Tagani rikthehet me të drejta të plota në shtëpi. Kësaj radhe Graciano do të konsiderohet si një banor i ri pretendent për çmimin e madh. Gracianos i ndalohet të komunikoj çfardolloj mesazhi nga jashtë për ju dhe duke qenë se nuk do të doja që ta vendosnit në rrezik qëndrimin e tij në shtëpi t’ju thoja edhe ju që të mos e pyesnit.Ai e di vetë dhe është shumë i kujdeshëm. Nëse ndodh kjo gjë ai do të lërë shtëpinë në mënyrë të menjëhershme. Graciano gjithashtu do të ketë një javë imunitet. Nuk na u ndave o Graciano… Romeo si ndihesh?

    Romeo: Po s’kishit ndonjë punë tjetër o vëlla?


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark