Në kohën kur është bërë temë kryesore diskutimi dhe hetimi në Shqipëri për vjedhjen në pikë të ditës të rreth tre milionë euro, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës – Rinasi, në vitin 1992 dukej ndryshe, me kushte larg standardeve të një aeroporti normal.
Me një pistë të kthyer në kullota për bagëtitë dhe me një mungesë të sistemit të ndriçimit, kjo nuk u pengonte pilotëve të aterojnë.
Çobanët dhe bagëtitë e kishin pamjen e qartë teksa zbrisnin aeroplanët. Madje shpesh edhe gjedhet kalonin dhe shtriheshin pikërisht në pistat e avionëve. /MAPO