Ky ishte deputeti i vetëm i PS-së që votoi pro Rezolutës për Srebrenicën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky ishte deputeti i vetëm i PS-së që votoi pro Rezolutës për Srebrenicën

    Insajderi
    13 May 2022 - 11:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    51 deputetët e Partisë Socialiste të Shqipërisë kanë votuar kundër rezolutës që dënon krimet dhe gjenocidin serb në Srebrenicë e cila u propozua nga deputetët mbështetës të Sali Berishës

    Ndërkohë, duket se mes deputetëve socialistë ka pasur edhe një “rebel” i cili ka votuar pro kësaj rezolute duke iu bashkuar votave të mazhorancës.

    Mësohet se bëhet fjalë për deputetin Ilir Ndraxhi i cili ka votuar pro rezolutës që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë në Bosnjë-Hercegovinë.

    Nga ana tjetër, në një përgjigje kundrejt Berishës, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i përmendi ish-kryeministrit se ka qenë ai që e ka furnizuar me naftë kontrabandë Serbinë/abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark