×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky ishte reagimi i Pjetër Shalës kur Specialja i shqiptoi dënimin me 18 vjet burgim/Pamje

    Insajderi
    16 July 2024 - 15:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Në emër të popullit të Kosovë” – Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, i njohur si komandant “Ujku”, u dënua sot me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Në momentin e shqiptimit të dënimit Shala ka reaguar ndaj gjyqtares me duar, si shenjë revolte për shqiptimin e dënimit teksa kjo e fundit i tha të ulej.

    “Z.Shala nuk e keni të drejtën të flisni askush nuk ju dëgjon”, tha gjyqtarja teksa i kërkoi mbrojtjes së tij t’i afrohet dhe të bisedojë me të, shkruan Insajderi.

    Shala u dënua për veprat penale: Ndalim arbitrar, torturë ndaj 18 personave dhe vrasje kundër një personi.

    Pjetër Shala ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.

    Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark