Ky mbrojtës kosovar është në ‘radarin’ e Barcelonës - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Ky mbrojtës kosovar është në ‘radarin’ e Barcelonës

    Insajderi
    17 January 2026 - 21:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Barcelona ka intensifikuar kërkimet në treg për një qendërmbrojtës. Lajmi i bujshëm është se një nga emrat që po ndiqet nga afër është Ron Raçi, mbrojtësi kosovar që luan tek Hajduk Split.

    Sipsa ‘Football Transfer News’, Raçi është emri më i ri në listën e Barcelonës, me gjigantin spanjoll që e preferon sepse luan me këmbën e majtë pavarësisht pozitës së qendërmbrojtësit.

    Megjithatë, Raçi nuk është i vetmi emër në listën e Barcelonës. Klubi blaugrana po monitoron gjithashtu mbrojtës të afirmuar si Alessandro Bastoni, Nico Schlotterbeck dhe Micky van de Ven, teksa ende nuk është marrë një vendim përfundimtar mbi objektivin kryesor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark