“…ky nime ka lujtë”, Haradinaj me akuzë të rëndë për Kurtin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “…ky nime ka lujtë”, Haradinaj me akuzë të rëndë për Kurtin

    Insajderi
    16 August 2022 - 19:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar kryeministrin e vendit Albin Kurti në lidhje me deklaratat e tij në mediat ndërkombëtare për mundësinë e fillimit të luftës, shkruan Insajderi.

    Sipas Haradinajt, Kurti po dëshiron të krijojë përshtypjen se ka besë me serbët.

    Ai tha se ideja e shefit të ekzekutivit është që t’i bindë shqiptarët e Ballkanit se ka besë me ata.

    Haradinaj e quajti Kurtin “budalla” dhe se nuk mendon që kryeministri duhet t’i tregoj atij nëse ka besë me serbët ose jo.

     Po po, ky po do me na bindë se na kemi besë me ata që i them unë në gjuhën e keqe, se ka besë me serbët, se mund të merret si urrejtje, ata na thonë ‘shiptari’, ne u themi ‘shkije’. Ky po do me na bindë, zotnia, se ka besë me “shka”. Po do me ardhë e me na tregu “Burra, unë ua kom jepë besën, në rregull jemi”. Qita është ka mundohet ky me ardhë me na bindë neve shqiptarëve të Ballkanit se paska besë me anej, edhe që është mjaft budalla, ky nime ka lujtë. Ti po do me ardhë me më kallëzu që ka besë me ta? Ik more”, tha Haradinaj në një intervistë për Nacionalen.

    Më tutje, Haradinaj shtoi se nëse ka besë me serbët ose jo duhet të pyeten shqiptarët.

    Kujtojmë se ditë e fundit situata në veri të Kosovës ishte e tensionuar, kjo kishte si shkak vendimin e targave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark