Ky program mund t’i marrë në qafë femrat e Kosovës - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Ky program mund t’i marrë në qafë femrat e Kosovës

    Insajderi
    02 February 2021 - 13:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vazhdën e shpërndarjes së fotografive të rreme dhe videove, Adobe ka vendosur ta bëjë një ndërhyrje me një program të ri.

    Hulumtuesit nga kompania e softuerëve kompjuterik ‘Adobe’ kanë krijuar një aplikacion që do ndihmojë në detektimin e ndryshimeve që iu bëhen fotografive dhe videove me ‘Photoshop’

    Në një deklaratë për ‘The Verge’, gjiganti i softuerëve potencoi se nuk kanë ndonjë plan që ta kthejnë në përdorim komercial këtë produkt.

    “Është vetëm njëri nga shumë përpjekjte e Adobe për të detektuar manipulimet e fotografive, audiove, videove dhe dokumenteve”, tha në lidhje me aplikacionin një zëdhënës i ‘Adobe’.

    Hulumtimi është projektuar posaçërisht për të gjetur ndërhyrjet e bëra me mjetin ‘Liquify Tool’ të Photoshop-it, i cili zakonisht përdoret për të rregulluar formën e fytyrave dhe për t’i ndryshuar mimikat e fytyrës.

    Ekipi hulumtues tha se puna ishte e para e këtij lloji, që përbën një “hap të rëndësishëm” drejt krijimit të mjeteve që mund të identifikojnë ndryshime komplekse duke përfshirë “manipulimet e trupit dhe redaktimet fotometrike siç është zbutja e lëkurës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark