Ky qytet i Shqipërisë mbulohet me 30 cm borë në pikë të marsit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky qytet i Shqipërisë mbulohet me 30 cm borë në pikë të marsit

    Insajderi
    06 March 2022 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëria vijon të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe reshje shiu e dëbore të dendur. Temperaturat e ajrit janë ulur në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 12°C. Kjo ka sjellë një situatë të përkeqësuar në qarkun e Kukësit ku në disa zona dëbora ka shkuar në 30 cm.

    Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:30 datë 06.03.2022 është si më poshtë;

    >Situata e motit është shoqëruar me reshje bore në gjithë territorin e Qarkut Kukës.

    Lartësia borës së  re në Shishtavec 30 cm, në Valbonë 30 cm dhe në Qafë Prushi Has 25 cm.

    Nga informacionet e marra nga terreni rezulton se:

    >Rrugët nacionale janë të kalueshme normalisht.

    Nga kontraktorët vazhdon të punohet gjatë gjithë  kohës për pastrimin e borës,   kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

    >Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të kalueshme, përveç rrugës që lidh Nj.Ad Arrën me rrugën nacionale.

    >Furnizimi me  ujë të pijshëm është normal në shkallë Qarku.

    > Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë Qarkun, përveç Nj.Ad Malzi bashkia Kukës, fshati Geghysen Nj.Ad Fierz e Nj.Ad Margegaj bashkia Tropojë.

    Deri në këto momente nuk kemi të raportuar ndonjë problematikë emergjente. /abcneës


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark