Ky shtet do t’i “jep frymë” tregut global të naftës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Ky shtet do t’i “jep frymë” tregut global të naftës

    Insajderi
    07 April 2022 - 17:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Japonia planifikon të nxjerrë në treg rezervat e naftës për të stabilizuar tregun ndërkombëtar, i cili po kalon një krizë të thellë si pasojë  e luftës në Ukrainë dhe sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur Rusisë.

    Skynews raporton se Japonia do të lëshojë rreth 16 milionë fuçi rezerva me naftë për ti dhënë “frymë” tregut global.

    “Stabilizimi i tregut të energjisë është shumë i rëndësishëm dhe ndërsa ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje vendeve prodhuese të naftës (për bashkëpunimin e tyre), Japonia do të bëjë atë që mundet,” tha për gazetarët kryeministri japonez Fumio Kishida.

    Joe Biden, presidenti i SHBA, njoftoi javën e kaluar se SHBA do të lëshojnë një milion fuçi në ditë naftë bruto për gjashtë muaj nga Rezervat e Naftës, lëshimi më i madh në historinë e SHBA-ve./abcnews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark