Maqedonia e Veriut po mendon të aplikojë dozën e tretë të vaksinës së koronavirusit për të siguruar një mbrojtje më të mirë për qytetarët e saj.
Lajmi u dha nga ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili paralajmëroi se në vjeshtë vendi mund të përballet me një valë të re infektimesh për shkak të mutacioneve të reja.
Gjithashtu, ministri Filipçe njoftoi dhe disa masa të reja që pritet të aplikohen, në radhë të parë për personat e pavaksinuar.
“Priten mutacione të reja nga koronavirusi, kështu që një nga skenarët e mundshëm, është që qytetarët të marrin një dozë të tretë të vaksinës anti-COVID dhe gjithashtu mundësia që ajo të bëhet sezonale. Ne do të diskutojmë masat e mundshme kufizuese, duke synuar së pari ata që nuk janë vaksinuar, sepse nuk ka nevojë të vendosim rrezik shtesë njerëzit që janë vaksinuar, duke e ditur se kjo është mënyra e vetme që ne të funksionojmë dhe të kthejmë jetën tonë në gjendjen normale”, tha Filipçe.
Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar mbi 530 mijë persona apo rreth 25 për qind e popullatës.