Ky shtet ka merr këto masa ndaj rusëve në përgjigje të pushtimit të Ukrainës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ky shtet ka merr këto masa ndaj rusëve në përgjigje të pushtimit të Ukrainës

    Insajderi
    27 February 2022 - 21:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Portugalia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.

    Ministria Portugeze e Punëve të Jashtme njoftoi mbylljen në një postim në Twitter të dielën, duke thënë se vendimi u mor “në bashkëpunim me partnerët evropianë dhe në përgjigje të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

    Vendi gjithashtu do të pajisë Ukrainën me “pajisje ushtarake si jelek, helmeta, syze për shikim natën, granata, municione të ndryshme, radio portative dhe pushkë automatike G3”, shkroi ministria në Twitter.

    Portugalia i bashkohet një morie vendesh evropiane, përfshirë dhe vendin tonë, që kanë njoftuar mbylljen e hapësirave të tyre ajrore ndaj Rusisë. /abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark