Ky shtet nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky shtet nga sot njeh zyrtarisht pasaportat e Kosovës

    Insajderi
    20 December 2024 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka bërë të ditur se nga sot Armenia i njeh pasaportat e Kosovës.

    Ahmeti ka thënë se Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, përfshirë ato të zakonshme, diplomatike e zyrtare.

    “Pasaporta e Republikës së Kosovës vazhdon të fuqizohet.Nga sot, Armenia njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve”, ka shkruar Ahmeti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark