Ky shtet pranon të lejojë kalimin në Gaza për ofrimin e ndihmave – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ky shtet pranon të lejojë kalimin në Gaza për ofrimin e ndihmave

    Insajderi
    18 October 2023 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi ka pranuar të hapë vendkalimin Rafah për një pjesë të vogël të kamionëve të ngarkuar me ndihma të destinuara për Rripin e Gazës, ka njoftuar Joe Biden.

    Duke folur në bordin e Air Force One gjatë një vizite të papritur në kabinën e shtypit, Presidenti i SHBA u dha gazetarëve një përditësim rreth bisedave të tij me Presidentin Sisi.

    Ai shpjegoi se Presidenti Sisi kishte rënë dakord të hapte vendkalimin Rafah për të lejuar deri në 20 kamionë me ndihmë humanitare në Gaza.

    Biden tha: “Nëse Hamasi i konfiskon ose nuk e lë të kalojë … atëherë do të marrë fund”, ka raportuar BBC.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark