×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Ky shtet prezanton gjoba rigoroze: Nëse një pasagjer nuk mban rripin e sigurimit, të gjithë në automjet paguajnë për të

    Insajderi
    23 July 2024 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Belgjika ka përgatitur ndryshime në ligjin e saj të trafikut që do të hyjë në fuqi më 1 shtator, në lidhje me përdorimin e rripave të sigurimit.

    Krahas një sërë shtesash duhet përmendur edhe dënimi për të gjithë pasagjerët në mjet nëse njëri prej tyre nuk ka vendosur rripin e sigurimit.

    Një person i palidhur do të paguajë 100 euro, por të njëjtën shumë do ta paguajë shoferi dhe pasagjerët e tjerë në mjet, edhe nëse janë të lidhur.

    Ata do të dënohen pasi nuk kanë ndikuar te personi që nuk është i lidhur.

    Gjithashtu, të gjithë personat në veturë do të paguajnë gjobë prej 150 euro secili nëse njëri nga pasagjerët që nuk janë të lidhur është fëmijë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark