Ky shtet pritet të ndihmojë Milorad Dodik të arratiset nga Bosnje dhe Hercegovina - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ky shtet pritet të ndihmojë Milorad Dodik të arratiset nga Bosnje dhe Hercegovina

    Insajderi
    28 March 2025 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hungaria ka dërguar policë në Bosnje dhe Hercegovinë për të ndihmuar Milorad Dodikun të largohet nga vendi në rast arrestimi, shkruan media zvicerane Schweizer Fernsehen (SRF).

    “Me mbështetje për Dodikun, veprojmë si kundërpeshë ndaj Perëndimit që po ushtron presion mbi të”, ka thënë zv/ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Levente Madar, për SRF.

    Ai nuk sheh problem në kërcënimet e vazhdueshme të Dodikut për shkëputje, të cilat destabilizojnë Bosnjën dhe Hercegovinën. Përkundrazi, ai mendon se Perëndimi “me politikën e tij në fakt po i shtyn drejt ndarjes serbët e Bosnjës”.

    Në ditën kur u dha vendimi i shkallës së parë për Milorad Dodikun në muajin shkurt, rreth 70 oficerë hungarezë ishin në Bosnjë dhe Hercegovinë. Zyrtarisht, ata duhej të merrnin pjesë në një stërvitje të përbashkët me policinë e Republikës Serbe. Megjithatë, SRF shkruan se misioni i tyre real ishte ndihma ndaj Dodikut për të ikur, nëse Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës do të lëshonte urdhër-arrestin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark