Ky shtet “shkundet” nga një tërmet 6.2 ballë, lëkundjet zgjatën rreth një minutë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ky shtet “shkundet” nga një tërmet 6.2 ballë, lëkundjet zgjatën rreth një minutë

    Insajderi
    15 June 2023 - 09:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tërmet i fortë me magnitudë 6.2 Rihter u regjistrua mëngjesin e sotëm në Filipine, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS).

    Si pasojë e pasgoditjeve të vazhdueshme ka rrezik për shembje dhe dëmtim të banesave.

    Epiqendra e tërmetit është regjistruar pranë qytetit Calatangan, provinca Batangas, jo shumë larg kryeqytetit Manila. Deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme të rënda materiale.

    Ronald Torres, oficer i ndihmës për fatkeqësitë në Calatangan, tha se tërmeti zgjati nga 30 sekonda në 1 minutë. Është ndjerë veçanërisht në kryeqytet, ku banorët kanë dalë me nxitim nga ndërtesat.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark