Ky shtet tërhiqet nga kompeticioni muzikor ‘Eurovision 2025’ – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ky shtet tërhiqet nga kompeticioni muzikor ‘Eurovision 2025’

    Insajderi
    24 January 2025 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


    Transmetuesi shtetëror moldav TVM ka konfirmuar se po tërhiqet nga Eurovisioni i këtij viti, i cili do të mbahet në Bazel.

    Sipas mediave të huaja, lajmi vjen vetëm pak ditë pasi vendi zhvilloi audicionet për finalet kombëtare dhe duket se ato audicione luajtën një rol të madh në vendimin e tyre.


    Përkatësisht, drejtori i rrjetit “Moldova 1”, Corneliu Durnescu, tha se mungesa e cilësisë “krijoi një perceptim negativ” për Eurovisionin.

    “Vendimi nuk ishte i lehtë, por i nevojshëm në kontekstin aktual. Përzgjedhja kombëtare e këtij viti vuri në pah disa sfida, duke përfshirë rënien e interesit publik dhe cilësinë e përgjithshme të këngëve dhe performancave artistike. Kjo krijoi një perceptim negativ tek ekspertët dhe publiku, duke theksuar nevoja për një reformë të rëndësishme në procesin e përzgjedhjes”, u shpreh ai.

    Zvicra do të jetë nikoqire e edicionit të 69-të të Eurovisionit. Gara do të mbahet në St. Jakobshalle në Bazel. Netët gjysmëfinale do të zhvillohen më 13 dhe 15 maj, ndërsa finalja e madhe është caktuar të shtunën më 17 maj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark