×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky shtet ua heq vizat 35 shteteve europiane, por jo Kosovës

    Insajderi
    17 July 2024 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme të Bjellorusisë, ka njoftuar se është marrë vendimi për heqjen e vizave për 35 shtete të Europës.

    Mirëpo, në këtë vendim nuk përfshihet shteti i Kosovës.

    Në Bjellorusi pa vizat do të mund të udhëtojnë shumë shtete europiane, përfshirë edhe disa të Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Insajderi.

    Derisa, ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, mori merita që një ditë më herët vizat për kosovarët u hoqën nga shteti i Tajlandës.

    Ministrja Donika Gërvalla mbrëmjen e së martës, befasisht njoftoi se Tajlanda ka vendosur t’i largojë vizat për shtetin e Kosovës. Pa publikuar foto me zyrtarë tajlandezë apo takime paraprake ose njoftime për memorandume bashkëpunimi, MPJD’ja kishte përgatitur një fotografi ceremoniale për t’ua dhënë lajmin qytetarëve të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Nga sot, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë. Ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Kjo arritje reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës”, thuhet në postimin e mbrëmshëm të Gërvallës, e cila u nda edhe nga akterë qeveritarë.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark