Ky vend akuzon Izraelin për përdorimin e hapësirës së tij ajrore për të sulmuar Iranin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ky vend akuzon Izraelin për përdorimin e hapësirës së tij ajrore për të sulmuar Iranin

    Insajderi
    13 June 2025 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Iraku ka paraqitur një ankesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke dënuar Izraelin për “shkeljen” e hapësirës ajrore irakiane dhe përdorimin e saj për sulme ushtarake kundër Iranit.

    “Kjo është një shkelje flagrante e sovranitetit të Irakut”, tha ministria e jashtme irakiane, duke i bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të marrë përgjegjësitë e tij dhe të veprojë për të “ndaluar përsëritjen e praktikave të tilla”.

    Bëhet e ditur se tre raketa u gjetën këtë mëngjes në shkretëtirat e Irakut, shkruajnë mediat e huaja.

    Njëra prej tyre, në provincën qendrore të Diyalas, nuk shpërtheu, ndërsa dy u gjetën në provincën jugore të Dhi Qar, duke lënë një krater katër metra të thellë.

    Iraku më parë e ka dënuar “agresionin ushtarak” të Izraelit kundër Iranit si një “kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

    Ndryshe, Ajtaollahu Ali al-Sistani, autoriteti suprem fetar për miliona shiitë në Irak dhe në mbarë botën, dënoi “krimet e entitetit pushtues në Palestinë” dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të “ushtrojë presion mbi agresorin dhe mbështetësit e tij për të parandaluar përsëritjen e sulmeve”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark