A keni menduar ndonjëherë se cili vend ka internetin më të shpejtë në rajonin tonë dhe cili në Evropë?
Kërkimet e kryera nga faqja britanike Cable janë marrë pikërisht me këtë temë, ndërsa rezultatet janë publikuar nga portali “Landgeist”.
Kur bëhet fjalë për vendet e Gadishullit Ballkanik, me shpejtësi lidhjeje interneti prej 97.9 Mbps, Maqedonia e Veriut është në vendin e parë.
Është përpara Sllovenisë (97 Mbps), Serbisë (60.5 Mbps), Kosovës (57.3 Mbps), Greqisë (53.9 Mbps), Malit të Zi (49.5 Mbps), Bosnje dhe Hercegovinës (44 Mbps) dhe Bullgarisë (40 Mbps).
Interneti më i shpejtë në Evropë është në ishullin Jersey (264 Mbps), i cili ndodhet midis Britanisë së Madhe dhe Francës, në Lihtenshtajn (246.8 Mbps) dhe në Islandë (229.4 Mbps).
Shpejtësia e internetit prej 152.5 Mbps gjendet në Francë gjersa në Holandë 142.5 Mbps, në Spanjë 133.3 Mbps dhe në Gjermani 81.7 Mbps.
Interneti më i ngadalshëm në Evropë është në Kroaci 25.7 Mbps, Shqipëria 25.4 Mbps dhe Turqia 24.8 Mbps.
Të dhënat bazohen në analizën e më shumë se 1.5 miliard testeve të shpejtësisë së qasjes me brez të gjerë në 229 vende gjatë 12 muajve që përfundojnë më 30 qershor të këtij viti. /Telegrafi/