Ky vend paralajmëron për rrezikun e zgjerimit të konfliktit pas vetos së SHBA në Këshillin e Sigurimit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ky vend paralajmëron për rrezikun e zgjerimit të konfliktit pas vetos së SHBA në Këshillin e Sigurimit

    Insajderi
    09 December 2023 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Irani paralajmëroi sot për mundësinë e një shpërthimi të pakontrolluar konflikti në Lindjen e Mesme nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit në Gaza.

    “Për sa kohë që Amerika mbështet krimet e regjimit sionist dhe vazhdimin e luftës (…) ekziston mundësia e një shpërthimi të pakontrolluar të situatës në rajon”, tha ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian gjatë një bisede telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, sipas një deklarate të ministrisë të lëshuar sot.

    Ky komunikim u zhvillua ndërsa SHBA vuri veton të premten ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

    Teksti, i cili mori 13 vota pro, një kundër dhe një abstenim (MB) u hartua nga Emiratet e Bashkuara Arabe pas thirrjes së Antonio Guterres ndaj nenit 99 të Kartës së OKB-së, i cili e lejon atë të tërheqë vëmendjen e Këshillit të Sigurimit për një çështje “e cila mund të rrezikojë ruajtjen e paqes ndërkombëtare dhe sigurisë ndërkombëtare”.

    “Përdorimi i nenit 99 është një veprim i guximshëm nga ana juaj për të ruajtur paqen dhe mbështetet nga opinioni publik botëror,” i tha Amir-Abdollahian Guterres. Për ministrin iranian, pretendimi i izraelitëve se Hamasi është ai që shkeli armëpushimin që përfundoi më 1 dhjetor, është krejtësisht i rremë./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark