Nesër në Prishtinë pritet të mbërrijë kryediplomati grek, Nikos Dendias.
Takimin e parë ai pritet ta mbajë me presidenten Vjosa Osmani-Sadriu, sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme greke.
Më pas ai do të pritet edhe nga kryeministri kosovar, Albin Kurti, në një drekë të shtruar për nder të tij nga ky i fundit.
Në fund, ministri i Punëve të Jashtme greke do të ketë një takim edhe me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.
“Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.