Kylian Mbappe i “hap letrat”, flet për Real Madridin- përmend edhe rastin për përdhunim për të cilin u akuzua - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Kylian Mbappe i “hap letrat”, flet për Real Madridin- përmend edhe rastin për përdhunim për të cilin u akuzua

    Insajderi
    08 December 2024 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kylian Mbappe ka folur në një intervistë ekskluzive për mediumin francez CANAL+.

    Ai ka folur rreth kritikave të shumta për të, për paraqitjet e tij në sezonin debutues me Real Madridin.

    “Njerëzit thonë se jam i dëshpëruar dhe i mbaruar? Unë nuk i kushtoj vëmendje, me të vërtetë, janë familja dhe miqtë e mi që e dëgjojnë atë. Kështu që është e trishtueshme kur sheh njerëzit e tu të prekur nga ato gjëra”, tha ai fillimisht.

    “Unë nuk jam një robot, unë jam një njeri me frikë, me dyshime, me dobësi. Njerëzit thjesht e shohin futbollin dhe thonë ‘ai është i mrekullueshëm’ ose ‘ai është i keq’ dhe kaq”, shtoi ai.

    Ai foli edhe për vazhdimin e sezonit në Real Madrid.

    “Nuk ka qenë fillimi më i mirë për mua apo për ekipin, por ne jemi ende këtu. Ne ende po luftojmë për çdo titull. Por në Madrid, pjesa më e rëndësishme është pjesa e dytë të sezonit”, tha Mbappe.

    Francezi foli edhe për rastin në Suedi, për të cilin u kritikua dhe u përmend shumë.

    “Rasti i Suedisë? Nuk jam i informuar për asgjë, qeveria suedeze nuk më ka kontaktuar, unë thjesht shoh gjëra në media, si ju. Nuk jam prekur kurrë nga çështja e Suedisë, sepse nuk ndihem fare i përfshirë në të. Nëse policia suedeze më thërret? Unë do të shkoj, sigurisht. Shpresoj se do të jem i dashuruar sërish me një grua. Kam qenë i dashuruar me një grua, por jo më”, shtoi sulmuesi francez.

    Mbappe deri më tani ka shënuar 9 gola në La Liga, derisa një e ka shënuar edhe në Ligën e Kampionëve./GazetaExpress/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark