Mungon vetëm zyrtarizimi, por Kylian Mbappe mund të konsiderohet një “ish” te PSG.
Fundi i merkatos së dimrit ka një akord rinovimi mes palëve i jep tashmë të drejtë 25-vjeçarit për të zgjedhur vetë të ardhmen.
“Thuaje tani” është titulli kryesor në gazetën spanjolle “Marka” e njohur për afërsinë që ka me gjigantin e La Liga, Real Madrid.
Një titull që duket se konfirmon se Mbappe do të vishet me fanellën e mbretërorëve dhe njoftimi pritet të mbërrijë shumë shpejt.
Sulmuesi ka qënë padyshim temë diskutimi në merkato gjatë gjithë muajit janar, ku prej tij pritej të jepet një verdikt për të zgjidhur të ardhmen.
Megjithatë koha për PSG-në ka përfunduar dhe shpresat rriten për rivalët. Çështja e të pasurit Vinisius Zhunjor, Xhud Belingam dhe Mbappe në të njëjtin ekip mund të përfundojë së qeni një utopi.
Verën e kaluar, Real Madrid qëndroi larg Mbappe-s. Ndonjëherë dukej se në 2024 historia do të përsëritej, por klubi mbretëror u detyrua të shikonte se çfarë po ndodhte në Paris dhe tani e ka të qartë lëvizjen drejt Mbape.
Kushtet ekonomike për sulmuesin pritet të jenë të jashtëzakonshme, me francezin që do të ishte lojtari më i paguar në Botë.