"La gjurmë të pashlyeshme në futbollin kosovar", FFK del me reagim për vdekjen e Arbnora Bashës në aksidentin në Ranillug - Insajderi
×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    “La gjurmë të pashlyeshme në futbollin kosovar”, FFK del me reagim për vdekjen e Arbnora Bashës në aksidentin në Ranillug

    Insajderi
    15 March 2025 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë në Ranillug i mori jetën dy studenteve të reja, Arbnora Bashës dhe Antiana Thaqit.

    E Arbnora përveç që ishte studente, ishte edhe për shumë vite pjesë e ekipit KF Intelektualet nga Gjilani dhe gjithashtu edhe pjesë e Kosovës U17.

    Federata e Futbollit e Kosovës i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së Arbnorës:

    E nderuara Familje Basha

    Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të më dashurës suaj, Arbnora Basha, një studente e dalluar dhe e përkushtuar, e cila la gjurmë të pashlyeshme edhe në futbollin kosovar, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë t’ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

    Arbnora përveçse studente ishte edhe sportiste e dalluar. Ajo për shumë vjet ishte pjesë e KF Intelektualet nga Gjilani dhe me krenari e përfaqësoi Kosovën në aktivitetet ndërkombëtare me fanellen e Kombëtares U17.

    Me pasionin dhe angazhimin e saj në futboll, ajo shërbeu si shembull frymëzimi që edhe shumë vajza tjera të ndjekin rrugën e sportit, andaj ikja e saj e hershme nga kjo botë ka trishtuar të gjithë komunitetin e futbollit në Kosovë.

    Në këto momente të rënda për Ju, jemi pranë jush me zemër e lutje, që ta përballoni këtë dhimbje të madhe.

    Po ashtu, ngushëllime të sinqerta i shprehim edhe familjes së Antiana Thaqit, që po ashtu humbi jetën në këtë aksident tragjik.

    Me respekt,
    Agim Ademi, president i FFK-së


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark