Kryesia e La Ligës ka njoftuar për kufizime të reja pagash për klubet spanjolle pas përfundimit të afatit kalimtar dimëror. Nga kjo u dëmtua më së shumti klubi gjigant katalunas, FC Barcelona.
Vetëm një vit më parë, Barcelona i mundsua të shpenzonte 648 milionë euro për paga. Këtë verë ajo u ul në 270 milionë, ndërsa nga dje iu është kufizuar në 204 milionë euro.
Tifozët e Barcelonës kanë shprehur mllefin e tyre, meqë La Liga ua mundësoi Real Madridit të shpenzojë gjysmë miliardë më shumë për paga të futbollistëve.
Buxheti i pagave të Los Blancos nuk ka ndryshuar në krahasim me fillimin e sezonit dhe arrin në 727 milionë euro brenda vitit.
Siç parashohin rregullat e ligës spanjolle në lidhje me kufijtë e buxhetit të pagave, Barcelona mund të shpenzojë më shumë para nëse iu rriten të ardhurat.