Pas vendimit të fundit për mbyllje të Prishtinës dhe disa komunave tjera gjatë fundjavës, kanë reaguar gastronomët.
Ata kanë paralajmëruar një protestë simbolike sot nga ora 12:00 deri në orën 13:00, të dalin para lokaleve të tyre e të protestojnë me tenxhere e lugë.
Pas këtij njoftimi, reagoi Labinot Tahiri, i cili duke ironizuar u dërgoi mesazh gastronomëve, duke u thënë se në rast se binden për të protestuar në shesh le ta thërrasin, ngase me tenxhere nuk proteston.
“Protesta e Gastronomëve! Kur të bani protesta para Sheshit në Prishtinë me bani za, se me Kusia e Tenxhere nuk rrehi defa unë! Shyqyr që po ju del gjumi apet nuk është vonë, edhe pse kur ju thirke Xhaxhi Lab, ju pishi kafe! prap po vijnë ditet e mia. Neser po dal po pi kafe te ndonje kafiteri, veq mos i sjellni shumë tenxhereve se vesht me dhamin ngapak. Zoti ju bekoftë!”, ka shkruar Labi.