Labi zbulon mesazhin e fundit me vëllain e Gretës - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Labi zbulon mesazhin e fundit me vëllain e Gretës

    Insajderi
    20 August 2025 - 13:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm një ditë pasi u bë apel për ndihmë, sot herët në mëngjes ka ndërruar jetë drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Kamenicë, Greta Kryeziu. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe kishte nevojë urgjente për transplant të mëlçisë.

    Kostoja e trajtimit jashtë vendit arrinte rreth 100 mijë euro dhe shumë qytetarë, përfshirë edhe këngëtarin Labinot Tahiri, u mobilizuan për të mbledhur ndihma.

    Labi, i cili prej vitesh angazhohet në aksione humanitare, ka publikuar mesazhin e fundit që mori sot herët nga vëllai i Gretës, ku ky i fundit e ka njoftuar për lajmin e hidhur:

     “Labi faleminderit për çdo mund që e bone, me keqardhje motra na ndërroj jetë”, shkruan vëllai i saj në një mesazh dërguar këngëtarit.

    Në një reagim publik, Tahiri tha: “Sapo hapa sytë dhe doja të përgatitesha për të mbuluar krejt atë pjesë të parave, mora lajmin e trishtë se ajo engjëllushe ndërroi jetë. Më vjen shumë, shumë keq! Faleminderit të gjithëve që treguat gadishmërinë për ta ndihmuar, por ky rast tashmë ka përfunduar”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark