Labinot Berisha: Një zë i fortë për Rahovecin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Labinot Berisha: Një zë i fortë për Rahovecin

    Insajderi
    19 September 2025 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për Asambleist në Rahovec, Labinot Berisha, zyrtari i Lartë i MKRS-ës!

    Labinot Berisha, zyrtar i lartë i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka konfirmuar kandidaturën e tij për Asambleist në Rahovec. I njohur për guximin e tij, Berisha ka lënë gjurmë në mbrojtje të interesave publike, siç dëshmohet nga angazhimi i tij në protestat kundër zhvendosjes së stafit të MKRS në objektet private, ku qiraja parashihej të paguhej nga qeveria me mbi 5000 euro.

    Si aktivist i njohur, Berisha pritet të sjellë një dinamikë të re në Asamblenë Komunale. Përveç angazhimit të tij politik, ai është i njohur për kontributin e tij në vullnetarizëm si dhe në krijimin e platformës shtetërore të vullnetarizmit dhe për iniciativat e tij të shumta humanitare, veçanërisht në dhurimin vullnetar të gjakut në Rahovec.

    Votuesit e Rahovecit shprehen optimizëm për një përfaqësim të fuqishëm dhe të angazhuar, duke parë tek Labinot Berisha një zë të fortë për komunitetin. Ky aktivist kandidon në kuadër të LDK-ës, dhe bart numrin 19.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark