Labinot Tahiri humb personin e dashur, shpreh pikëllimin me fjalë emocionuese - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Labinot Tahiri humb personin e dashur, shpreh pikëllimin me fjalë emocionuese

    Insajderi
    11 September 2021 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ai njoftoi se ka rast vdekje.

    Përmes rrjeteve sociale, Labinot Tahiri tregoi se i ka ndërruar jetë axha i tij.

    Në profilin zyrtar në Instagram, ndau imazhe bashkë me të ndjerin derisa në mbishkrimin  e postimit ka shkruar se ai ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare.

    Postimi i plotë i Labit:

    “Sot , ndërroi jetë , vëllau i babës ( axha im) Eshref Tahiri! Axhë i dashur, u prehësh ne paqe!
    Shpirti yt i bardhë, ndriqoftë edhe në botën tjetër! Zoti të shpërbleftë me Parajsë🕊o njeri i mirë🙏🏻 Eshref Raif Tahiri, nga Ferizaj, 63 vjeq, vdiq, sot , atje në spitalin e Bazelit-Zvicër! Axha, si shumë gurbetqarë emigroi i ri para vitit 1990! Atje punoi me mund e shpirt sa për ti ndihmuar familjet tona në Ferizaj! Sa herë e kujtojë rininë time , me dalin ata familjarë se bashku me Axhën Eshref- ( AMIGA) , kështu e quanim ne fëmijët, ku me dashuri i numronim ditet e tyre që po vijnë në pushime! Ah sa me gëzime tē mdha ishin ato ditë, javë apo kohera , ku me plot dashuri i tregonim gjithë lagjes se po vijnë;. familjet tona nga gurbeti…qe besa edhe kur vinte ndonje kojshi e që ishte në gurbet u gëzonte e gjithë lagjeja😞 Çdo gurbetqarë, na i ngrohte zemrat tona, dhe njëkohesisht na dhuronin edhe siguri ( psiqike), kur e dinim se e kemi dikend në Gurbet e kujdeset për ne! Fëmijë të axhës, bashkêshorte , dhe ju familje atje në gurbet, iu shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e axhës! Secili që jeton larg atdheut , familja e tij le të ndjehet krenarë për çdo mund që ata dhuruan për ne. Sinqerisht, Labinot Islam Tahiri!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark