Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, njëherësh edhe këngëtar, iu ka bërë thirrje mërgimtarëve që t’u dalin në ndihmë financiarisht veteranëve.
Tahiri këtë kërkesë e ka parashtruar në ‘Facebook’, duke thënë se edhe me rritjen e pensioneve ndaj tyre, sërish veteranët nuk do t’ia dalin, shkruan Gazeta Insajderi.
“Kam një kerkesë për juve edhe pse e dim mirë se ju kontriboni! Mundesisht t’i ndihmoni Veteranêt ata të cilët kanë nevojë dhe që u’a dini gjendjen ekonomike,se vertet gjithçka u bë shtrejt në Kosovë”, ka deklaruar ai.
“Unë e di dhe ju po ashtu, që edhe qeveria me ua rrit penzionet prap se prap nuk dalin paratë të cilat i gezojnē”. /Insajderi.org/