Laert Vasili: Të hapen shtëpitë publike, unë do shkoja - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Laert Vasili: Të hapen shtëpitë publike, unë do shkoja

    Insajderi
    04 August 2025 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, aktori i njohur dhe finalisti i “Big Brother VIP Albania 4”, Laert Vasili, ka ndarë më shumë rreth karrierës së tij artistike, rrugëtimit në këtë edicion të reality show-t, mendimin për fituesin Gjestin dhe tema të tjera interesante.

    Gjatë intervistës, u rikthye edhe një deklaratë e tij e bërë më herët në podcastin “Flet”, ku ai kishte rrëfyer se kishte qenë i dashuruar me një prostitutë.

    I pyetur për fenomenin e eskortave, që së fundmi është bërë shumë i përfolur në Shqipëri, Laerti u shpreh:

    “Kjo vajza me të cilën kam qenë i dashuruar ishte në rregull me ligjin, në një shtëpi publike…”Në vijim, ai dha mendimin e tij për legalizimin e këtij aktiviteti:

    “Nuk ka shtëpi publike në Shqipëri. A duhet të hapen? Për mua, po. Madje ka pasur në kohën e Zogut, merre me mend! I bie që Zogu ka qenë më përparimtar se ne sot.”I pyetur nëse do t’i frekuentonte po të legalizoheshin, aktori u përgjigj me sinqeritet:

    “Nëse nuk do të isha në një marrëdhënie, po. Por nëse do të isha, jo.”Sa i përket vajzave që merren me këtë profesion, ai shtoi:

    “Më vjen keq kur mendoj çfarë do t’i thonë vetes kur të bëhen nëna dhe si do përballen me pendesën. Nëse do të kenë pendesë, sepse flasim për shpirtin njerëzor. E ke dëgjuar shprehjen: ‘ti ke shitur shpirtin’? Ka shumë që e kanë shitur shpirtin. Por drita është gjithmonë më e fortë se errësira, dhe e mund atë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark