Lagjja ku kanë ndodhur sulmet terroriste në qytetin e Brukselit vitin e kaluar, ka një histori interesante.
E kaluara e kësaj lagje lidhet me emigrantët që kanë jetuar aty me vite të tëra, duke përfshirë edhe emigrantët kosovarë.
Lagjja e quajtur Molenbeek dikur ishte e banuar kryesisht nga klasa punëtore dhe një klasë e mesme, vend në të cilin përfshiheshin industri të vogla si dyqane të mobileve, punëtori të rrobaqepësisë etj, shkruan revista “Oasis”.
Mirëpo nga vitet e 60-ta në këtë pjesë të qytetit të Brukselit janë vendosur emigrantët , veçanërisht marokenët dhe turqit.
Ky ishte një vend i përshtatshëm për emigrantët pasi që ishte një vend relativisht i varfër, duke përfshirë qira të ulët dhe kushte tjera më të lehta jetese.
Viti 2000 e gjen Molenbeek, të populluar më Kosovarë kjo për shkak të luftës së fundit në Kosovë.
E më pas këtë vend e kanë banuar dhe vazhdojnë ta banojnë edhe emigrantë të tjera nga vende të ndryshme të botës, sidomos ato vende që janë në konflikt lufte, duke u veçuar popullsia myslimane./insajderi.com