Lagjja më e madhe në Mitrovicë kundër Bahtirit: Me Albinin, jo me Agimin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lagjja më e madhe në Mitrovicë kundër Bahtirit: Me Albinin, jo me Agimin

    Insajderi
    29 September 2021 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lagjja më e madhe dhe e bashkuar në Mitrovicë, e njohur si “Tavnik City” është zgjuar sot me disa parulla të shkruara nëpër mure.

    Të gjitha këto ishin kundër kandidaturës së Agim Bahtritit nga VV për Kryetar të Mitrovicës, shkruan Jepi Zë.

    Në disa prej këtyre parullave shkruhej: “E duam Albinin, por jo Agimin”, “Tavniku me Albinin, kurrë me Agimin”, “E duam Vetëvendosjen, por të reformuar”.

    Kjo pasi, siç mëson Jepi zë, është paralajmëruar një miting i Agim Bahtirit në shkollën Migjeni.

    Ndryshe grupi “Djemtë e Tavnikut” kanë paralajmëruar që nga fillimi nuk do ta përkrahin kandidaturën e Bahtirit për kryetar, ndërsa mbesin besnik përkrahës të Albin Kurtit, por nga ai kërkojnë një VV të reformuar në Mitrovicë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark