Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, Lahi Brahimaj, ka theksuar rëndësinë e besimit dhe vendosmërisë së banorëve të fshatrave Bec, Zhdredhë, Lugbunar, Sapot, Vraniq, Doblibare dhe Çerim, në një takim me ta.
Brahimaj shprehu bindjen se këto troje kanë kultivuar gjithmonë vlera kombëtare dhe kanë kontribuar në rezistencën dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“Këto troje kanë kultivuar gjithmonë vlerat kombëtare, duke qenë pjesë e rezistencës dhe shtetndërtimit”.
“Sot, bashkë me veprimtarët e Aleancës dhe bashkëluftëtarët e dikurshëm, ripërtëritëm zotimin për një Kosovë Fituese,” shkroi ai në Facebook.