Lahi Brahimaj: Fitorja jonë është fitore e çdo qytetari që beson në një të ardhme më të mirë për vendin tonë – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Lahi Brahimaj: Fitorja jonë është fitore e çdo qytetari që beson në një të ardhme më të mirë për vendin tonë

    Insajderi
    07 February 2025 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka ndarë pamje nga takimi me qytetarët e Gjakovës.

    Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë: Gjakova u ngrit sonte në këmbë për të konfirmuar se Kosova Fituese është e vetmja rrugë përpara. Projekti ynë për një Kosovë të fortë, me ushtri të fuqishme dhe anëtarësim direkt në NATO, për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për çdo familje, për shtet të së drejtës dhe dinjitet ndërkombëtar, është tashmë vullnet i shumicës. Fitorja jonë është fitore e çdo qytetari që beson në një të ardhme më të mirë për vendin tonë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark