Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka njoftuar se mëngjesin e sotëm e ka nisur me banorët e fshatit Qifllak në Rahovec.
“Ditën e nisa me një kafe me njerëz të fjalës dhe besës, me njerëzit punëtorë të Qifllakut, Rahovec,” ka shkruar Brahimaj në Facebook, duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e banorëve të kësaj zone.
Ai ka bërë thirrje të votohet koalicioni për Kosovën Fituese.
Kosova Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣
Ramush Haradinaj 1️⃣
Lahi Brahimaj 9️⃣0️⃣