Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit të Kosovës Fituese, Lahi Brahimaj, ka vazhduar sot me fushatë në Gjakovë.
Brahimaj atje bashkë me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, kanë bashkëbiseduar me luftëtarët e lirisë.
“Rrugëtimi ynë vazhdoi me takimin e përzemërt me bashkëluftëtarë në Gjakovë, ku bashkë me kryetarin e Deçanit Bashkim Ramosaj, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë me luftëtarët e lirisë. Falënderim të veçantë për Gjeneral Maliq Ndrecën për organizimin e këtij takimi shumë domethënës”, tha ai.
Tutje, ai ka theksuar se me mbështetjen që po marrin e kanë konfirmuar se janë në rrugën e duhur.
“Gjithashtu me kryetarin e Gjakovës Ardian Gjini dhe kandidatë të tjerë, takuam banorët e Ponoshecit dhe Babaj Bokës.
Mbështetja e fuqishme për vizionin e Kosovës Fituese është konfirmim se jemi në rrugën e duhur. Së bashku do të ndërtojmë një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me perspektivë të qartë euro-atlantike dhe me dinjitet të plotë shtetëror”, shkroi ai.