Lahi Brahimaj: Vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen mbështetje të fuqishme, do të realizojmë transformimin e plotë të vendit tonë – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Lahi Brahimaj: Vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen mbështetje të fuqishme, do të realizojmë transformimin e plotë të vendit tonë

    Insajderi
    04 February 2025 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka takuar banorët e fshatrave Lipovec, Gërçinë dhe të Bashkësisë Lokale Bishtazhin.

    Brahimaj tha se u bë dëshmitar i vendosmërisë se tyre për ndryshim.

    Ai premtoi se do ta transformojnë vendin nëse fitojnë zgjedhjet.

    “Në takimet e mbrëmjes me banorët e fshatrave Lipovec, Gërçinë dhe Bashkësinë Lokale Bishtazhin, isha edhe një herë dëshmitar për forcën e bashkimit dhe vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim.

    Vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen mbështetje të fuqishme anembanë vendit, duke reflektuar aspiratën e përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar dhe më dinjitoze.

    Në Kuvendin e ardhshëm, do të realizojmë transformimin e plotë të vendit tonë, duke i dhënë fund ngecjes dhe izolimit. Faleminderit të gjithëve për besimin dhe përkrahjen e pakursyer në rrugëtimin tonë drejt një Kosove më të fortë, më të begatë dhe të integruar plotësisht në familjen”, shkroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark