Kandidati i AAK’së për deputet, Lahi Brahimaj, ka qëndruar sonte në Gjakovë dhe Klinë.
Brahimaj përmes një postimi në Facebook tha se në çdo lagje të Gjakovës dhe në çdo bashkësi lokale të Klinës, vërehet vendosmëria e qytetarëve për ndryshim.
“Në çdo lagje të Gjakovës dhe në çdo bashkësi lokale të Klinës, vërehet vendosmëria e qytetarëve për ndryshim. Takimet e përzemërta me banorët e lagjeve të Gjakovës; Bllok i Ri, Çarshi e Vogël e Gece, si dhe me bashkësinë lokale të Sferkës së Gashit në Klinë, dëshmojnë fuqishëm se Kosova Fituese është zgjedhja e popullit”, u shpreh ai.
Më tutje 90’shi i koalicionit AAK-Nisma tha se mbështetja e qyetarëve është energji shtytëse për realizimin e projektit të tyre kombëtar – anëtarësimin e drejtpërdrejtë në NATO.
“Bashkë me qytetarët po ndërtojmë një vizion të qartë për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë. Mbështetja juaj është energji shtytëse për realizimin e projektit tonë kombëtar – anëtarësimin e drejtpërdrejtë në NATO përmes Planit Aksional, për një të siguri të përhershme dhe jetë më të mirë për të gjithë”, u shpreh ai.