
Asambleistja e Partisë Demokratike të Kosovës, Gresa Lahu, ka reaguar nga Kuvendi i Prishtinës, duke thënë se aktualisht po mbahet mbledhja e dytë për këtë vit, shkruan Insajderi.
Ajo tha se, megjithëse Lidhja Demokratike e Kosovës, partia në pushtet në këtë komunë, është ftuar të marrë pjesë, ulëset e saj në Kuvend janë bosh.
Lahu shtoi se situata është e ngjashme edhe me ekzekutivin, ku as kryetari dhe as nënkryetarët e komunës nuk janë prezent.
“Megjithatë, LDK, partia në pushtet në këtë komunë, i ka lënë të boshatisura ulëset e saj në Kuvend duke mos marrë pjesë në seancë. Po ashtu, ekzekutivi, përfshirë kryetarin dhe nënkryetarët, vepron në mënyrë të ngjashme”, shkroi ajo në Facebook.
“Kjo situatë i lë qytetarët pa përfaqësim të përgjithshëm dhe po e pengon funksionimin normal të institucioneve lokale”.