Lajçak: Asgjë e keqe apo kërcënuese për Kosovën s’do të dilte nga dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak: Asgjë e keqe apo kërcënuese për Kosovën s’do të dilte nga dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese

    Insajderi
    31 January 2025 - 16:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari special në largim i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shprehur besimin e plotë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në raport me draft-statutin e Asociacionit.

    Ai i ka ftuar përsëri institucionet e Kosovës që ta dërgojnë në Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    Lajçak ka vlerësuar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës është gardian i Kushtetutës së Kosovë dhe nuk do të dëmtonte kurrë Kushtetutën.

    “Si hap i parë, ne i propozuam Kosovës dërgimin e Draft-Statutit Evropian në Gjykatën Kushtetuese, siç parashihet me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2015 dhe po ashtu të kërkuar nga vetë Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Siç e dini, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim i kahershëm – dhe ende i paplotësuar – i Kosovës sipas të drejtës ndërkombëtare. Ky obligim ka ekzistuar që përpara Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe buron nga Marrëveshja e Parë e Brukselit (e vitit 2013) që ishte lidhur vullnetarisht nga qeveria e Kosovës. Është e rëndësishme të kuptohet se asgjë e keqe apo kërcënuese për Kosovën nuk do të mund të dilte nga bartja e Draft-Statutit Evropian në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese është gardiane e Kushtetutës së Kosovës dhe për këtë arsye nuk do të vendoste kurrë në një mënyrë që do ta dëmtonte Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Lajçak.

    Ai ka treguar se me dërgimin e draft-statutit në Kushtetuese Kosova do të përfitonte shumë.

    “Në vend të kësaj, mbështetja e Draft-Statutit Evropian dhe dërgimi i tij në Gjykatën Kushtetuese do të ishte një hap i vogël që, në këmbim, do të prodhonte përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës, siç është njohja e dokumenteve të Kosovës nga Serbia”, tha Lajçak për Nacionalen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark