×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak: Ata që e kryen Banjskën duhet të mbahen përgjegjës – s’ka imunitet për ta

    Insajderi
    29 June 2024 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po merr pjesë në Samitin e Dubrovnikut, ku nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, iu kërkua ta dëgjojë qëndrimin në lidhje me faktin se kryekrimineli Millan Radoçiq, po endet i lirë në Serbi.

    Lajçak tha se pozicioni i Bashkimit Evropian është i qartë, ku sipas tij, të gjithë ata që i kryen aktet kriminale në Banjskë të Zveçanit duhet të mbahen përgjegjës.

    “Pozicioni i BE-së ka qenë i formuluar dhe është i qartë që ata që i kanë kryer aktet kriminale në shtator të vitit 2024 duhet të mbahen përgjegjës. S’ka imunitet për ta dhe BE-ja e përsërit këtë edhe në takime bilaterale”, tha Lajçak.

    Kurse, Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, tha se ShBA-ja dhe BE-ja presin, pasi sipas tij, u është premtuar që kryekrimineli Radoiçiq të kalojë në një proces të plotë ligjor në Serbi.

    “Është gjë e mirë që ai nuk po shfaqet më aktiv në veri të Kosovës ashtu siç ka qenë, gjë e cila i ka benefitet pozitive. Por, presim që procesi ndaj tij të përfundojë. Ky është zotim për sundim  të ligjit”, tha O’Brien.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark