Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit veç e veç me Bislimin dhe Petkoviq, të marten në Bruksel.
Në platformën “X”, Lajçak tha se është për të ardhur keq që nuk ka pasur një takim trepalësh të martën në Bruksel për të trajtuar çështjet më urgjente.
“Kam pritur dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë dhe delegacionet e tyre për takime ndaras në Bruksel sot. Për keqardhje që nuk iu trajtuam çështjet më urgjente në një format trepalësh sot. Unë mbeten në dispozicion të palëve dhe do të vazhdojmë në javët në vijim”, shkroi ai.
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se takimi trepalësh me Petar Petkoviqin, kryenegociatorin serb, dhe Miroslav Lajçak, emisarin e BE-së, dështoi pasi Serbia e “kushtëzoi agjendën e takimit me kërkesa të papranueshme për Kosovën”.