Lajçak deklarohet pas takimit me Vuçiqin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajçak deklarohet pas takimit me Vuçiqin

    Insajderi
    05 July 2023 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njoftoi se gjatë takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqin, pati një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, duke përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe rikthimin në dialog.

    Me anë të një postimi në Twitter ai shtoi se takimi dhe udhëtimi ndihmuan për të qartësuar hapat e ardhshëm.

    E vazhdova vizitën time me një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ne patëm një bisedë të sinqertë dhe të hapur për rrugën përpara, përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës dhe kthimin në dialog. Takimi dhe vizita ndihmuan për të qartësuar hapat e ardhshëm”, ka shkruar ai.

    Lajçak dje qëndroi në Kosovë ku u takua me Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti për të diskutuar për të njëjtat tema. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark