Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se në drekë pune me kryeministrin Albin Kurti kanë folur edhe për kushtet e paraqitura nga ky i fundit për implementimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai, para gazetarëve, tregoi se janë përmendur edhe gjashtë kushtet e parashtruara nga shefi i ekzekutivit por këtë nuk deshi ta bëjë publike para gazetarëve.
“Janë përmendur edhe kushtet e Kurtit, për ne e rëndësishme është që të bëhen marrëveshje për normalizim të raporteve”, tha Lajçak.
Ai shtoi se sonte vizitën e tij do ta vazhdojë edhe në Beograd.
Kjo është vizita e 10-të që nga shtatori në Kosovë.